Apple Watch do t’ju lejojë të shpërndani foto apo video me një shtrëngim duarsh apo përqafim

Teknologji

Apple Watch do t’ju lejojë të shpërndani foto apo video me një shtrëngim duarsh apo përqafim

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:50

Apple Watch do t’ju lejojë të shpërndani foto apo video me një shtrëngim dore apo përqafim.

Të shpërndash video gazmore, aplikacione dhe foto familjare do të jetë po aq e lehtë sa t’i japësh një përqafim dikujt. Apple ka siguruar një patentë që e bën të lehtë dërgimin e skedarëve nga një Apple Watch në tjetrën nëpërmjet prekjeve fizike, shtrëngimit të duarve apo përqafimeve.

Kjo mundësohet nga veçoria AirDrop që kupton kur pajisjet janë afër me njëra-tjetrën dhe lejon shpërndarjen e skedarëve dhe lidhjeve edhe nëse nuk keni internet. Kur jeni në një takim pune, për shembull, ju mund të shpërndani me miqtë e tjerë agjendën e takimit me një shtrëngim dore.

Kjo teknologji mund të përdoret në pajisje të ndryshme teknologjike që vishen, si unazat, byzylykët, vathët, madje edhe tek veshjet. Kompania ka aplikuar për këtë patentë që në dhjetor të vitit 2013 dhe e fitoi javën e kaluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat