Google ka krijuar një animacion për martesat Gay

Teknologji

Google ka krijuar një animacion për martesat Gay

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 01:01

Miratimi i martesave gay nga Gjykata e Lartë e SHBA-së është përshëndetur dhe nga kolosët e teknologjisë.

Nëse në motorin e kërkimit, Google, do të shkruash “Gay marriage” (martesat gay), krahas rezultateve të kërkimit do të dalë edhe një baner ku shfaqen njerez të kapur për dorë, me disa zemra përkrah dhe me ngjyrat e flamurit ylber të LGBT-së.

Google ka mbështetur prej kohësh të drejtat e komunitet LGBT. Gjatë paradës në Nju Jork në 2014, Google lançoi për shikuesit nga të gjithë bota një transmetim live që njerëzit mund ta shihnin në Google + apo YouTube.

Por Google nuk është i vetmi. Administratori i Apple, Tim Cook shkruan në Twitter: Sot shënohet një fitore për barazi, këmbëngulje dhe barazi.

Ndërsa Facebook ka shtuar një opsion ku mund të mbulosh foton tënde të profilit me ngjyrat e flamurit ylber të LGBT-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat