Modeli i ri i Nexus mund të vijë më herët se zakonisht!

Teknologji

Modeli i ri i Nexus mund të vijë më herët se zakonisht!

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 11:19

Google pritet që këtë vit të lëshojë dy modelet e reja të telefonave që do t’i takojnë linjës Nexus, duke përfshirë modelin me 5-inç LG Nexus 5 (2015 edition) dhe fabletin nga Huawei.

Fansat e telefonave Nexus me siguri presin që modelet e tyre të preferuara të telefonave të paraqiten në treg në tremujorin e katërt të këtij viti, kohën kur Google zakonisht i lëshon modelet e reja të telefonave të linjës Nexus.

Por tani me sa duket njëri prej modeleve të telefonave Nexus do të shfaqet në treg edhe më herët sesa është pritur.
Lajmi është bërë i ditur nga Geek Snack, që ka thënë se lansimi i Android M dhe telefonit Nexus është gjë ë sigurtë.”

Natyrisht, se pritjet që telefoni i ri Nexus mund të lansohet rreth të njëjtës kohë me Android M nuk duhet të jenë një befasi.
Megjithatë, Android M mund të lirohet më herët se versionet e mëparshme.

Në vend të lansimit në fund të vitit, Android M mund të vihet në dispozicion për përdoruesit dikur rreth tremujorit të tretë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat