HTC Aero, në treg gjatë muajit nëntor

Teknologji

HTC Aero, në treg gjatë muajit nëntor

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:11

Me sa duket, HTC ka në mendje një model të ri të telefonit për të cilin kemi raportuar edhe më herët.

Më saktë, përsëri bëhet fjalë për modelin premium të HTC, Aero, pajisje që pritet të shfaqet në treg përgjatë nëntorit të këtij viti.

Lajmi për lansimin e HTC Aero është postuar në Tëitter nga Evan Blass, që ka thënë se pajisja do të jetë e kategorisë fablet, sepse ekrani i të njëjtës do të jetë paksa më i madh sesa i një telefoni të zakonshëm.

Ende nuk ka ndonjë detaj shtesë për pajisjen e re nga HTC. Pritet që HTC të sjell deklaratë zyrtare, gjatë muajve në vijim për modelin e saj të ri Aero, me të cilin kompania pretendon të rikthehet fuqishëm në lojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat