Publikohet foto e telefonit inteligjent Meizu MX5

Teknologji

Publikohet foto e telefonit inteligjent Meizu MX5

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 07:59

Telefoni inteligjent Meizu M5 pritet të prezantohet më 30 qershor. Sot janë publikuar në internet disa foto të këtij telefoni inteligjent. Fotot konfirmojnë se telefoni do të ketë një skaner të gjurmëve të gishtave tek butoni poshtë ekranit. Pajisja do të përmbajë ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 x 1920 FHD dhe densitet 401 pikselë për inç.

Telefoni do të fuqizohet nga procesori MediaTek MT-6795T SoC me tetë bërthama, së bashku me kartat grafike PowerVR G6200 GPU, 3GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Një kamerë 20.7 megapikselë gjendet në anën e pasme të telefonit, ndërsa kamera ballore do të jetë 5 megapikselë.

Telefoni ka bateri me kapacitet 3150mAh dhe do të operojë me sistemin Android 5.0.1. Teknologjia mCharge do të mundësojë që telefoni të furnizohet me energji deri në 25% për vetëm 10 minuta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat