Rripi për “Apple Watch” ofron 30 orë më shumë bateri

Teknologji

Rripi për “Apple Watch” ofron 30 orë më shumë bateri

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:17

Një rrip i ri për “Apple Watch” do të rrisë jetëgjatësinë e baterisë deri në 30 orë. Por, lajmi i keq është se ky aksesor kushton 249 dollarë, apo gati sa 70% e çmimit të “Apple Watch Sport”. Rripi madje kushton 50 dollarë më shumë se ora “Pebble Time”, e cila mund të funksionojë për një javë të tërë me një furnizim të vetëm me energji.

Rripi është krijuar me gomë silikoni me tri bateri polimer litiumi. Ai mund të furnizohet me energji nëpërmjet një microUSB-je dhe ka një adaptues LED.

Që prej së premtes së kaluar, “Apple” zgjeroi tregun e “orëve të mençura”, të cilat tani mund të blihen edhe në Itali, Meksikë, Singapor, Korenë e Jugut, Spanjë, Zvicër dhe Tajvan.

Këto shtete i bashkohen listës së vendeve që prej kohësh shesin “Apple Watch” e që janë: Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Japonia, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Planet e kompanisë janë që në gjysmën e dytë të muajit korrik, saktësisht me datën 17, “Apple Watch” të shitet edhe në tre shtete tjera: Holandë, Suedi dhe Tajlandë.

“Apple” është kritikuar në vazhdimësi për mënyrën se si i nxjerr pajisjet e saj në treg, duke bërë që klientët të presin me javë, muaj apo edhe vite.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat