HTC Aero – modeli kryesor i HTC këtë vit?

Teknologji

HTC Aero – modeli kryesor i HTC këtë vit?

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 15:39

Nuk ka asnjë dyshim se HTC One M9 i ka dëshpëruar shumë njerëz, duke përfshirë këtu edhe vetë kompaninë tajvaneze pasi që shitjet e modelit të saj kryesor të telefonit nuk kanë qenë aspak të kënaqshme.

Pikërisht për këtë fakt, konsiderohet se HTC tani është pa një model kryesor të telefonit, me të cilin do të garonte kundër rivalëve të saj kryesor në tregjet e mëdha botërore.

Por me sa duket gjërat do të ndryshojnë shpejtë në këtë drejtim, pasi që HTC thuhet se ka plane për krijimin e një modeli tjetër të ri të avancuar të telefonit, të cilin do ta prezantojë në pjesën e tretë të vitit.

Sipas burimeve të @evleaks thuhet se HTC do ta krijojë një model të ri dhe tejet të avancuar, të cilin do ta lansojë me emrin komercial - HTC Aero.

Raportet sugjerojnë se HTC e ka përgatitur një dizajn të mrekullueshëm për këtë model, dhe në të njëjtin do të jenë disa prej karakteristikave më të mira të mundshme, duke përfshirë edhe procesorin Qualcomm Snapdragon 820, ekranin Quad HD si dhe kamerën tërësisht më cilësore sesa në modelet paraprake të telefonave të saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat