Facebook sjell funksionalitete të reja të modifikimit të fotove në aplikacionin e tij iOS

Teknologji

Facebook sjell funksionalitete të reja të modifikimit të fotove në aplikacionin e tij iOS

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 11:02

Në vitin 2013 u raportua se përpjekjet e Facebook për të blerë Snapchat kundrejt 3 miliard dollarëve dështuan por që atëherë Facebook është munduar ti sjellë përdoruesve të saj disa nga veçoritë më të mira të këtij shërbimi.

Si fillim Facebook lançoi Facebook Slingshot, një lloj aplikacioni mesazhesh në të cilin përdoruesit mund t’ju dërgojnë foto me shkrime, editime dhe vizatime shumëngjyrëshe miqve të tyre. Dicka e ngjashme ka ardhur së fundmi dhe në aplikacionin iOS. Tanimë ju mund të zgjidhni të shtoni shkrime, filtera apo ikona në fotot që vendosni të shpërndani në Facebook.

Në dhjetor të vitit 2014, Facebook vendosi ti ofronte përdoruesve një aplikacion të dedikuar për bashkangjitjen e ikonave apo imazheve të vogla në foto, të quajtur Stickered App. Më pas e solli këtë gjë në sajë të një integrimi direkt në aplikacionin zyrtar të Facebook. Ky përditësim i ri i jep një shumëllojshmëri zgjedhjesh përdoruesve. Të gjitha këto mund ti bëni duke klikuar në ikonën e re që do të shfaqet në ekran në momentin që ju jeni duke ngarkuar një foto në Facebook.

Një zyrtar i kompanisë deklaroi për TheVerge se kompania po e sheh këtë përditësim si një vegël të re të modifikimit të fotove. Filterat, shkrimet, ngjyrat, ikonat, janë tashmë të disponueshme për shumicën e përdoruesve së një iPhoni. Por duhet t’ju themi përdoruesve Android se ata duhet të presin pak para se përditësimi të mbërrijë dhe tek ata. / PC World Albanian

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat