Zgjerohet harta e shteteve në të cilat shitet Apple Watch

Teknologji

Zgjerohet harta e shteteve në të cilat shitet Apple Watch

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 21:29

Apple Watch tani mund të blihet edhe në shtatë shtete të tjera. Të premten, “orët e mençura” të Apple kanë filluar të shiten edhe në shtatë shtete tjera.

“Orët e mençura” tani mund të blihen në Itali, Meksikë, Singapor, Korenë e Jugut, Spanjë, Zvicër dhe Tajvan.

Këto shtete i bashkohen listës së vendeve të cilat tashmë prej kohësh shesin Apple Watch e që janë: Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Japonia, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Planet e kompanisë janë që në gjysmën e dytë të muajit korrik, saktësisht me datën 17, Apple Watch të shitet edhe në tre shtete tjera: Holandë, Suedi dhe Tajlandë.

Aktualisht, numri i vendeve që shesin “orët e mençura” të kompanisë amerikane është 16, ndërsa në fund të korrikut numri do të rritet në 19.

Apple është kritikuar në vazhdimësi për mënyrën se si i nxjerrë pajisjet e saj në treg, duke bërë që klientët të presin me javë, muaj apo edhe vite.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat