Apple Maps, më e dobishme se Google Maps

Teknologji

Apple Maps, më e dobishme se Google Maps

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 20:47

Nëse jeni në një stacion metroje ose keni humbur në ndonjë terminal të madh, atëherë do ta kishit të vështirë ta dinit se cila do të ishte dalja e cila do t'ju shkurtonte kohë për të shkuar në destinacionin tuaj.

Apple ka menduar ta bëjë gjithçka më të lehtë me iOS 9. Përpos risive tjera që vijnë me Apple Maps, kompania gjithashtu do të përfshijë një veçori tjetër, atë për t’ju treguar se cilën dalje të zgjidhni.

Kështu, për shembull, nëse jeni në një stacion treni, Apple do t’ju sygjerojë se cilën dalje të zgjidhni, sepse kjo do t’ju afronte më shumë me destinacionin tuaj.

Kjo është një gjë e vogël, por në qytete të mëdha si Nju Jorku, mund të jetë shumë e dobishme. Të dish se nga cila dalje të largohesh, në vend se të bësh xhiro nëpër stacion, mund t’ju kursejë kohë.

Google Maps përkundër shumë veçorive të mira, ka ngecur mbrapa në këtë drejtim. Po ashtu, në Apple Maps ju mund të kërkoni edhe ndihmën e Siri-t, që është e aftë t’ju informojë për gjëra më specifike në lidhje me destinacionin tuaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat