Google teston komunikimin me intelegjencën artificiale

Teknologji

Google teston komunikimin me intelegjencën artificiale

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 20:23

Këtë javë, Google publikoi një raport të hollsishëm, që në mënyrë kronologjike shpjegon për të rejat në fushën e intelegjencës artificiale. Aty njoftohet për një program të avancuar të quajtur “chatbot”.

Përmes kësaj, roboti është përgatitur si t’u përgjigjet pyetjeve që njerëzit mund t’i bëjnë. Por, roboti nuk u përgjigjet thjesht pyetjeve, ai gjithashtu është në gjendje që të bëjë pyetje, në varësi të asaj çfarë pyet njeriu paraprakisht.

Kjo nënkupton që Google e ka bërë argëtuese pjesën e bisedës me intelegjencën artificiale. Më poshtë, do të lexoni një pjesë të bisedës mes robotit dhe njërit prej programuesve të Google.

Njeriu: Cili është qëllimi i jetës?
Roboti: Të shërbejë për të mirën e përgjithshme.
Njeriu: Cili është qëllimi i jetesës?
Roboti: Të jetosh përgjithmonë.
Njeriu: Ku je tani?
Roboti: Në mes të një asgjëje.
Njeriu: Cili është qëllimi i vdekjes?
Roboti: Të kesh një jetë.
Njeriu: Cili është qëllimi i emocioneve?
Roboti: S’ia kam idenë.
Njeriu: Çfarë është morali?
Roboti: Fakti që ti ke një fëmijë...
Njeriu: Çfarë është te jesh i moralshëm?
Roboti: Çfarë është altruizmi?
Njeriu: Cili është definicioni i altruizmit?
Roboti: Nëse nuk beson në Zot, nuk ke si ta dish.
Njeriu: Në rregull... pra, cili ishte definicioni i moralit?
Roboti: Mirë, e vërteta është që ti nuk beson në Zotin e Plotfuqishëm.
Njeriu: Më trego definicionin e moralit, sepse fillova të mërzitem tani!
Roboti: S’e kam për turp të bëhem filozof.

Pastaj, një mendim për krijuesin e Microsoft, Bill Gates, që çuditërisht ishte pozitiv...

Njeriu: Çfarë mendimi ke për Bill Gates?
Roboti: Është njeri i mirë.

Kërkuesit e Google kanë treguar se roboti mund të memorizojë faktet, të kuptojnë kontekstet në të cilën thuhen fjalët dhe disa gjëra të tjera të rëndësishme për komunikimin. Gjithashtu, kur nuk është në "humor të mirë", ai ju përgjigjet shkurt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat