Nis prodhimi i telefonit iPhone 7

Teknologji

Nis prodhimi i telefonit iPhone 7

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 19:40

Apple ka filluar prodhimin e telefonëve iPhone të serisë më të re. Njoftimi për prodhimin e telefonit, që mendohet se do të quhet iPhone 7 ose iPhone 6S, ka ardhur nga “Bloomberg”.

Nisja e prodhimit të këtij “celulari të mençur” kaq shpejt, tregon se parashikimet për daljen në treg të telefonit iPhone të ardhshëm më 25 shtator, mund të jenë të sakta.

Deri më tani shumë parashikime janë bërë për telefonin iPhone të ri. Mendohet se do të jetë me material alumin të serisë 7000, që është më i qëndrueshëm.

Gjithashtu, do të ketë teknologjinë më të re, “Force Touch” që është përdorur në Apple Watch dhe MacBook. Ndërkohë që presim telefonin iPhone në shtator, mësohet se në tetor do të dalë në treg seria më e re e pajisjes iPad.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat