AdDuplex: Lumia 940 XL me ekran Quad HD. Lumia 520 ngelet smartfoni më popullor i Microsoft

Teknologji

AdDuplex: Lumia 940 XL me ekran Quad HD. Lumia 520 ngelet smartfoni më popullor i Microsoft

Më: 27 qershor 2015 Në ora: 23:58

Ndërsa AdDuplex përditësoi statistikat e tregut të Windows Phone me të dhëna që datojnë në 23 Qershor, numrat e kompanisë zbuluan disa informacion mjaft të rëndësishme sidomos për dy modelet e reja të smartfonëve të Microsoft që besohet të jenë Lumia 940 dhe 940XL.

Që të dy smartfonët rrethohen nga mistere të shumta duke filluar që nga rezolucioni i kamerave ku 940 XL besohej të kishte një kamër 25 Megapiksel ndërsa më vonë u tha 20 Megapiksel. Por sipas AdDuplex, Lumia 940 do të ketë një ekran 5.2 inç ndërsa 940XL 5.7 inç.

Përsa i përket statistikave të kompanisë, trendi ka ngelur pothuajse i pandryshuar ku Lumia 520 mban ende vendin e parë ndjekur nga Lumia 535 dhe 635. Adoptimi i Windows Phone 8.1 është rritur me një tjetër 2.5 %. Ndërsa zyrtarisht, 1 në 40 përdorues të telefonëve Lumia kanë instaluar versionet eksperimentale të Windows 10-tës. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat