5 gjërat kryesore që duhet të dini rreth Android Pay

Teknologji

5 gjërat kryesore që duhet të dini rreth Android Pay

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:55

Lamtumirë Google Wallet, sepse tanimë është periudha e suksesit e Android Pay. Në konferencën e djeshme të Google për zhvilluesit, I/O, kompania hodhi dritë mbi sistemin e ri të pagesave Android Pay. Në të vihen re karakteristika të reja që e bëjnë më të avancuar se paraardhësit e tij por mbi të gjitha më të sigurt. Ka disa gjëra kryesore që duhet të dini lidhur me Android Pay të cilat po i shtjellojmë mëposhtë:

Çfarë është Android Pay?
Si funksionon?
A do të funksionojë Android Pay në pajisjet e tjera përveç Nexus?
Si sigurohet informacioni në Android Pay
Ku qëndron ndryshimi mes Android Pay dhe Samsung Pay
1. Android Pay është platforma e re e pagesave së Google. Ky sistem ofron mbështetje për harduerët NFC ngjashëm me Google Wallet. Nëse ju keni qënë përdorues i Google Wallet atëherë sistemi i pagesave i integruar në smartfonin tuaj do të përditësohet automatikisht në Android Pay. Android Pay gjithashtu do të funksionojë në transfertat dy palëshe dhe do të lejojë përdorimin e një sërë kartave për të cilat ofron mbështetje.

2. Le të supozojmë që ju jeni në terminal pagesash që pranon transfertat financiare përmes NFC. Ajo që duhet të bëni është thjesht të vendosni smartfonin tuaj afër kësaj pajisje. Në ekranin e tij do të shfaqet një njoftim i cili tregon për praninë e pajisjes së pagesave. Më pas ju kryeni transaksionin dhe po një tjetër njoftim ju tregon nëse ka qënë i suksesshëm.

3. Sigurisht që po, Android Pay funksionon në çdo pajisje me sistem operativ Android. Vetëm nëse përdor sistem operativ Android KitKat ose më të fundit. Android Pay do të funksionojë edhe në Galaxy S5 dhe S6 duke përfituar edhe nga avantazhet që ofron sensori i shenjave të gishtërinjve. Fillimisht ky sistem pagesash do të jetë i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara.

4. Ky sistem përdor një kartë vizuale të specializuar për transaksionet. Kjo do të thotë që pala tjetër nuk do mund të shohi numrin e kartës së kreditit tuaj. Gjithsesi do të kuptohet nëse ju keni përdorur një kartë Visa apo MasterCard.

5. Samsung Pay nuk shfrytëzon harduerët NFC por funksionon si LoopPay. Gjithsesi ky sistem pagesash nuk do të jetë i disponueshëm deri në verë. Ndërkohë Google lajmëroi se Android Pay do të funksionojë dhe në Galaxy S6 përkrah Samsung Pay. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat