Microsoft publikoi versionin e radhës eksperimental të Windows 10, ndërtimin 10130

Teknologji

Microsoft publikoi versionin e radhës eksperimental të Windows 10, ndërtimin 10130

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:54

Në ditët e para të këtij muaji kur duhej edhe të publikohej një ndërtim i radhës i Windows 10, Microsoft lajmëroi se do e shtynte për ca ditë këtë afat për shkak të konferencës Build 2015. Tashmë brenda këtij muaji u publikuan dy ndërtime të Windows 10, 10122 dhe ditën e djeshme mbërriti 10130.

Ky ndërtim i ri sjell disa përmirësime të vogla të tilla si implementimi i ikonave të reja. Përditësimi është i disponueshëm vetëm për konsumatorët të cilët janë të abonuar në përditësimet e shpejta (Fast Ring). Ndryshime të tjera janë disa animacione të reja në menunë Start si dhe gjatë kryerjes së veprimeve si kopjimi apo zhvendosja e të dhënave dhe skedarëve.

Lehtësisht mund të vihen re edhe ca përmirësime në funksionalitetin Continuum. Modaliteti i tabletit do të ngjajë më shumë me Windows 8.1 ndërsa Microsoft ka sjellur edhe aplikacionin Microsoft Print PDF.

Gjigandi i softuerit na lajmëroi se ndërtimin e mëparshëm, 10122, nuk do ta bëjë të disponueshëm për konsumatorët e abonuar në përditësimet e ngadalta (Slow Ring) kjo për shkak të një gabimi që pengon kalimin nga Windows 7 dhe 8.1 në Windows 10.

Siç mund ta shikoni, progresi i Microsoft drejt debutimit të Windows 10 këtë verë po shkon shumë mirë. A do kemi mundësi të vëmë duart mbi një version zyrtar të Windows 10-tës në Korrik? (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat