Njihuni me Project Vault, karta microSD e Google e cila siguron pajisjet tuaja

Teknologji

Njihuni me Project Vault, karta microSD e Google e cila siguron pajisjet tuaja

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:37

Hakerat po bëhen gjithnjë e më shumë të sofistikuar, ndërkohë fjalëkalimet po bëhen më të pasigurt. Manaxherët e fjalëkalimeve ndihmojnë korporatat apo individët t’ja dalin të jenë të sigurt online përmes disa metodave të vendosjes së fjalëkalimeve të shërbime dhe faqe të ndryshme. Por gjithsesi siguria online lë për të dëshiruar dhe e humb forcën e saj përballë aftësive tepër të zhvilluara të hakerave.

Google mendon ta ndryshojë këtë gjë me anë të Project Vault, një pajisje e sigurt e cila vendoset dhe integrohet në cdo pajisje që ka një portë për microSD. Kjo pajisje funksionon në sajë të sistemit të saj operativ individualisht nga pjesa tjetër e pajisjes ku vendoset madje ka dhe një hapsirë memorie të sajën me kapacitet 4GB ku mund të ruhen të dhënat më sensitive.

Konkretisht Project Vault përdor RTOS (Real Time Operating System) të ndërthurur me një sërë zgjidhjesh kriptografike në mënyrë që të dhënat apo bisedat tuaja të ruhen në mënyrë sa më të sigurt. Google ka vendosur të thjeshtësojë në maksimum përdorim e kësaj pajisje deri në atë pikë sa ajo mund të konfigurohet dhe të fillojë nga puna automatikisht pa qënë nevoja për ndërhyrjen e përdoruesit. Kompania gjatë konferencës I/O, prezantoi gjithashtu një protokoll sigurie i cili zbulon se cili është përdoruesi në bazë të zakoneve të tij gjatë përdorimit të pajisjes. Por aktualisht ky sistem dhe karta Project Vault janë akoma në një fazë eksperimentale. Megjithatë kodi i ndërtimit të këtyre dy produkteve të Google është bërë i disponueshëm për zhvilluesit në mënyrë që ata ti zhvillojnë akoma më tepër. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat