Shërbimi i hartave Maps i Google tanimë i disponueshëm për tu përdorur dhe offline

Teknologji

Shërbimi i hartave Maps i Google tanimë i disponueshëm për tu përdorur dhe offline

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:29

Edhe pse interneti sot shihet si një mjet i domosdoshëm i të përditshmes sonë, për shumë persona ai mund të jetë një shërbim i kushtueshëm. Në mënyrë që ta bëjë shërbimin Maps sa më të volitshëm për këtë pjesë të konsumatorëve, Google do të ofrojë kërkimin dhe drejtimet e shfaqura në Maps dhe për përdoruesit offline.

Gjatë konferencës I/O, Google foli së tepërmi për atë që e quajti ‘ the next billion users’ (miliarda përdoruesit e ardhshëm). Me këtë kompania iu referua atyre përdoruesve që janë në hapat e parë të adoptimit me ekosistemin online të internetit mobil. Ishte Jen Fitzpatrick, zëvëndës presidenti i inxhinierëve i cili paraqiti shërbimin Maps në një smartfon nën modën ‘airplane mode’ pra pa qënë e pranishme lidhja e internetit. Fitzpatrick navigoi në një muze në Meksikë, i hodhi një sy vlersimeve dhe orareve të hapjes së tij dhe më pas kërkoi drejtimet për të shkuar në këtë vend me anë të komandave zanore.

Mundësia për të përdorur offline Maps do të mbërrijë tek përdoruesit më vonë gjatë këtij viti, kompania akoma nuk ka zbuluar ndonjë datë ekzakte lancimi. Gjithashtu nuk është ende e qartë mënyra se si Maps ngarkon të dhënat duke qënë offline apo se sa fleksible do të jetë kjo eksperiencë. Konkretisht potenciali i vërtetë i Maps vjen përkrah Now on Top, shërbimit më të fundit të lancuar nga Google. Ky shërbim mund t’ju paraqesë të dhëna përsa i përket axhendës tuaj ditore, ku duhet të udhëtoni, etj. Axhendën tuaj në Now on Top mund ta integroni fare lehtë më Maps e cila do t’ju paraqesë drejtimet për të përfunduar të gjitha takimet tuaja gjatë ditës. Në këtë mënyrë ndërtohet një librari e bollshme offline e cila ju ofron informacione të domosdoshme pa qënë nevoja për përditësime të shpeshta. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat