Shazam Visual, ju ndihmon të kërkoni për filma

Teknologji

Shazam Visual, ju ndihmon të kërkoni për filma

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:48

Deri më tani Shazam ju ka ndihmuar të gjeni emrin e një këngë që ju pëlqen, po tani e tutje mund t’ju tregojë edhe për një film apo event tjetër. I quajturi Shazam Visual do ju lejojë të skanoni një foto dhe mund t’ju çojë tek traileri i filmit.

Gjithashtu, me Shazam Visual do të mund të kërkoni për një event duke skanuar një pjesë të biletës, ose mund të kërkoni për një libër, duke skanuar pjesën e të ashtuquajturës “quick response code”.

Për të përdorur këtë shërbim të ri të Shazam, duhet që të shkarkoni dhe instaloni përditësimet e fundit për iOS dhe Android. Pasi të kryeni këtë veprim, në këndin e majtë të celularit tuaj do ju shfaqet simboli i kameras, që duhet ta klikoni nëse dëshironi të shfrytëzoni këtë shërbim.

Para se të lëshohej për përodrim ky shërbim, Shazam ka firmosur disa marrëveshje me shtëpi botuese dhe kompani që prodhojnë filma.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat