Ja cilat janë 25 brendet që vlejnë më së shumti në botë

Teknologji

Ja cilat janë 25 brendet që vlejnë më së shumti në botë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:26

Janë mbi 200 brende që Forbes ka marrë në konsideratë për të bërë klasifikimin e kompanive që kanë më shumë vlerë për vitin 2015. Në fakt, revista amerikane ka përjashtuar nga klasifikimi ato që nuk kanë një prezencë në Shtetet e Bashkuara, si gjiganti kinez i internetit Tencent apo ndërkombëtarja Vodafone. Markat janë vlerësuar duke u llogaritur ecja e tyre gjatë tre viteve të fundit. Teknologjia dominon 25 vendet e para.

1. APPLE. Vlera: 145,3 miliardë dollarë
Me një rritje prej 17 për qind nga viti i kaluar, kompania e Cupertinos është në krye të klasifikimit për të pestin vit radhazi. Jo vetëm kaq. Apple vlen dyfish se çdo lloj tjetër marke, e ndërsa Samsung harxhon pothuajse katër miliardë dollarë për të bërë publicitet, Apple ka investuar vetëm 1,2. Si të mos mjaftonin këto, në 15 vitet e fundit Apple ka revolucionizuar katër sektorë me lansimin e iPod, iTunes, iPhone e iPad. Tani përgatitet për rekorde të rinj me të orët.

2. MICROSOFT. Vlera: 69,3 miliardë dollarë
Vlera e kompanisë që gjeneron një faturim prej 94 miliardë dollarësh është rritur me 10 për qind më 2014, vit në të cilin kompania investoi 11 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim. Me Windows 10-shin e ri, që do të lansohet këtë verë, kompania synon t’i afrohet objektivit të një miliard klientëve në 2018.

3. GOOGLE. Vlera: 65,6 miliardë dollarë
Marka e specializuar në kërkim, publicitet, sisteme operative, platforma dhe hardware, është rritur me 16 për qind vitin e fundit dhe është konsideruar dhënësi më i mirë i punës në Shtetet e Bashkuara.

4. COCA-COLA. Vlera: 56 miliardë dollarë
Me një kapitalizim prej 179,9 miliardë dollarë, shumëkombëshja e Atlantës regjistron një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të markës së saj, ndërkohë që investon shumë në tregjet e Eurazisë dhe Afrikës për të mbështetur rritjen në pesëvjeçarin e ardhshëm.

5. IBM. Vlera: 49,8 miliardë dollarë
Në vitin e fundit, vlera është rritur me 4 për qind. Kompania e drejtuar nga administratori Ginni Rometty ka totalizuar shitje për 93,36 miliardë dollarë dhe 104 vite nga lindja ka punësuar më shumë se 379 mijë njerëz.

6. MCDONALD’S. Vlera: 39,5 miliardë dollarë
Zinxhiri më i famshëm i ushqimit të shpejt mbush këtë vit 60 vite, ndërsa në vlerë regjistron një rënie të lehtë – 1 për qind. Firma investoi në tregje 92,5 miliardë dollarë.

7. SAMSUNG. Vlera: 37,9 miliardë dollarë
Kompania koreane është edhe e dhjeta në klasifikimin e shitjeve dhe e dymbëdhjeta për fitim dhe shikon të rritet marka e saj me 8 për qind. Kapitalizimi i ardhshëm është dyqind miliardë dollarë.

8. TOYOTA. Vlera: 37,8 miliardë dollarë
Një rritje prej 21 për qind për markën e shumëkombëshen japoneze që nëntorin e kaluar ishte konsideruar e dymbëdhjeta ndër kompanitë më të mëdha në botë për xhiron e biznesit dhe e para për prodhimin e më shumë se dhjetë milionë makinave në vit.

9. GENERAL ELECTRIC. Vlera: 37,5 miliardë dollarë
Konglomerati amerikan prezent në tetë sektorë, duke filluar nga energjia, tek transporti, nga vizioni tek shëndetësia, duhet të kënaqet me një rritje prej 1 për qind të vlerës së markës.

10. FACEBOOK. Vlera: 36,5 miliardë dollarë
Një rritje dyshifrore për rrjetin social. Vlera rritet me shifrën rekord 54 për qind përballë një kapitalizimi prej 231,6 miliardë dollarësh. Për herë të parë hyn në dhjetëshen e parë të klasifikimit.

11. DISNEY: Vlera: 34,6 miliardë dollarë
12. AT&T: Vlera: 29,1 miliardë dollarë
13. AMAZON.com: Vlera: 28,1 miliardë dollarë
14. LOUIS VUITTON: Vlera: 28,1 miliardë dollarë
15. CISCO: Vlera: 27,6 miliardë dollarë
16. BMW: Vlera: 27,5 miliardë dollarë
17. ORACLE: Vlera: 26,8 miliardë dollarë
18. NIKE: Vlera: 26,3 miliardë dollarë
19. INTEL: Vlera: 25,8 miliardë dollarë
20. WALMART: Vlera: 24,7 miliardë dollarë
21. VERIZON: Vlera: 24,5 miliardë dollarë
22. AMERICAN EXPRESS: Vlera: 23,4 miliardë dollarë
23. HONDA: Vlera: 22,6 miliardë dollarë
24. MERCEDES-BENZ: Vlera: 22,5 miliardë dollarë
25. BUDWEISER: Vlera: 22,3 miliardë dollarë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat