Uber do të vijë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Teknologji

Uber do të vijë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:26

"Wall Street Journal" e konsideron programin Uber "më të kapitalizuarin në botë". Kompania që e ofron po rritet shumë shpejt dhe ka arritur një vlerë prej 50 miliardë dollarësh.

Në rajonin tonë, Uber u lancua në dhjetor në Sofje të Bullgarisë. Njerëzit ishin të kënaqur të shikonin shërbimin, veçanërisht pamjen teknologjike, që bënte një ndryshim të shpejtë.
Gjithsesi, kompanitë e taksive janë të zemëruara dhe po bëjnë fushatë për heqjen e shërbimit në vend, për shkak të “ konkurrencës së pandershme, pasi nuk kërkon licencë apo dokumentacion të shoferëve”.

“Ambicia e Uber është të jetë kudo, në çdo qytet progresiv, që ka nevojë për transport të sigurt dhe eficent. Ne po eksplorojmë mundësitë tona, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë”, tha një zëdhënës i Uber, për agjencinë digjitale.com.

Do të ishte interesante të shikojmë lancimin e këtij shërbimi dhe se si tregjet do ta përshtasnin atë. Në Kosovë, përshembull, mund të gjesh një taksi pa markë ose të palicencuar shumë lehtë. Shërbimi kushton lirë dhe funksionon mirë, edhe pse autoritetet po përpiqen të licencojnë e të eleminojnë atë që quhet 'tregu i zi i taksive'.

Pikërisht, drejtuesit e taksive, të cilët nuk duan t'i binden sistemit, mund të përdorin shumë lehtë programin Uber. Ekzistojnë mundësi për marrëveshje midis autoriteteve dhe Uber, në mënyrë që shërbimi të funksionojë në mënyrë perfekte, pa ndonjë problem dhe pa protesta për konkurrencë të pandershme.

Në më pak se pesë vjet nga lancimi i tij, aktualisht Uber është shtrirë thuajse në të gjithë SHBA-në dhe në 55 vende të tjera nëpër botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat