Google prezanton Android M

Teknologji

Google prezanton Android M

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:16

Google e ka prezantuar versionin më të fundit të sistemit të saj operativ mobil, përkatësisht Android M në konferencën e saj të zhvilluesve të quajtur Google IO Developer. Sistemi i ri operativ i kompanisë do të lansohet më vonë gjatë vitit.

Gjiganti i kërkimit tani ka lëshuar versionin Android M Developer Preview për zhvilluesit dhe ka thënë se Android M është dizajnuar që të përmirësojë përvojën kyçe të përdoruesve të saj mobil.

“Android M është lansimi më i fuqishëm Android deri më sot, i cili sjell qindra përmirësime të bëra në platformë.

Ndër pikat kryesore, ne kemi përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë dhe lejimet e nevojshme për aplikacionet mobile, për ta bërë më të lehtë për ju që të vendosni se çfarë informacioni mund të marrë aplikacioni në telefonin tuaj”, ka thënë Google në njoftimin e saj.

Ndër të tjera Google ka prezantuar edhe Android Pay, sistemin e pagesave mobile, të cilat mund të bëhen nga përdoruesi pa pasur nevojë për ta hapur aplikacionin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat