Google prezantoi zyrtarisht versionin më të fundit të platformës mobile, Android M

Teknologji

Google prezantoi zyrtarisht versionin më të fundit të platformës mobile, Android M

Më: 29 maj 2015 Në ora: 08:16

Në konferencën I/O 2015 të zhvilluesve mbajtur ditën e sotme, zëvendës presidenti i departamentit të inxhinierisë pranë Google hodhi dritë mbi detaje të versionit të ardhshëm të platformës mobile quajtur Android M.
E para dhe më e rëndësishmja: Android M vë theksin tek lejet e aplikacioneve. Janë gjithsesej 10 leje që duhet aprovuar nga përdorues përpara se të instalojë aplikacionet. Në fakt janë aplikacionet të cilat do të lajmërojnë përdoruesit kur është e nevojshme të shfrytëzohet një funksionalitet i veçantë. Google ka punuar në këtë aspekt me qëllimi e vetëm të ofrimit të një kontrolli më të plotë të përdoruesit mbi të dhënat personale.
Ky version i sistemit operativ nuk do të mbërrijë gjer nga fundi i vitit. Gjithashtu një version eksperimenal i Android M, quajtur Developer Preview është i disponueshëm që nga dita e sotme për Nexus 5, Nexus 6 dhe Nexus 9.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat