Kujdes! Ky mesazh mund t’ju dëmtojë iPhone-n

Teknologji

Kujdes! Ky mesazh mund t’ju dëmtojë iPhone-n

Më: 28 maj 2015 Në ora: 23:31

Një mesazh i shkurtër që po qarkullon këto kohë nëpër celularët Apple, si iPhone, mund t’i dëmotjë automatikisht këta celularë.

Ky lloj virusi përhapet nga një tekst i shkurtër i cili përmban shkronja arabe, kineze dhe fjalë në anglisht. Dëmtimi kryhet kur ai dërgohet nga një iPhone, në një tjetër.

Në rastin kur celulari është i mbyllur me çelës dhe merr këtë mesazh, ai do të shkaktojë fikjen automatikisht të tij. Stafi i Apple është duke punuar për të zgjidhur këtë problem. Ja si duket mesazhi problematik:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat