Google prezanton Android M, me mundësi për të bërë pagesa

Teknologji

Google prezanton Android M, me mundësi për të bërë pagesa

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:19

Google i është kundërpërgjigjur Apple-s me një program të ri Android. Në konferencën I/O në San Francisko kompania njoftoi për versionin e ri të këtij programi të cilën e kanë quajtur Android M, që arrin të mbajë baterinë më gjatë si dhe me mundësi për të bërë pagesa.

Ky program do të lejojë që të futeni në celularin tuaj duke përdorur shenjat e gishtërinjëve, ndërsa do të ketë një riorganizim të aplikacioneve dhe do të ketë më shume siguri për të dhënat tuaja.

Versioni i ri i Android-it do të lejojë njerëzit që të përdorin një version të ri të Chrome në mënyrë që ta kenë më të lehtë të klikojnë nëpër uebsajte. Gjithashtu, Google ka njoftuar për Android Pay, që vjen si kundërpërgjigje për Apple Pay.

Android Pay lejon njerëzit që ta përdorin celularin e tyre si karta krediti, njëjtë sikurse sistemi i Apple. Njëri nga zyrtarët e kompanisë në konferencë ka treguar se ky sistem është i thjeshtë dhe shumë i sigurtë.

Konferenca e San Francikos shërbu për të prezantuar edhe sistemin e ri për orët Android Wear. Google njoftoi se mbi 4000 aplikacione janë në dispozicion të Android Wear falë kësaj platforme të re.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat