Pentagoni paralajmëron armën e 'çmendur' (Video)

Teknologji

Pentagoni paralajmëron armën e 'çmendur' (Video)

Më: 28 maj 2015 Në ora: 21:11

Ushtria amerikane ka konfirmuar se ajo është duke zhvilluar një armë jo-vdekjeprurese teknologji të re e armëve bazuar në pulsin elektromagnetik, deri më tani i njohur nga filmat fantashkencë, librat dhe videolojërat.
Projekti Champ u paraqit javën e kaluar në “Ditën labarotorike”, nga ushtria amerikane.
Pentagoni ka treguar më shumë lajme të luftës, dhe në mesin e tyre ishte Champ, i cili pas detonimit në zonën e dëshiruar lëshon impulse të forta elektromagnetike (EMP) dhe pamundëson funksionimin e pajisjeve elektronike, transmeton TetovaSot.
Mediat amerikane deklarojnë se Chamo nuk duhet të krahasohet me projektet e mëparshme bërthamore EMP të testuara pas Luftës së Ftohtë, të cilat janë zhvilluar për të bllokuar energjitë dhe sisemin e informacionit në rajone të tëra. Ky projekt përqendrohet në qëllimet më të vogla.
Aviacioni amerikan me përdorimin e këtij projekti mund të “shuaj dritën”, dhe të parandalojë komunikimin në bazat terroriste, duke mos rrezikuar jetën e civilëve.
Armën e zhvillon gjigandi “Boeing” dhe njoftoi se raketa është testuar me sukses që nga viti 2012 në poligonin në Utah, kur ajo me sukses i ka fikur të gjithë kompjuterët në një ndërtesë.
“Kjo teknologji hap një kapitull të ri në luftën moderne. Në të ardhmen e afërt do të jemi në gjendje të përdorim këtë armë që të ndërpriten të gjitha sistemet elektronike të kundërshtarëve para ardhjes së trupave tona”, tha Keith Coleman, menaxher i programit Champ.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat