Aplikacioni Messages në pajisjet iOS, shenjestër e një virusi

Teknologji

Aplikacioni Messages në pajisjet iOS, shenjestër e një virusi

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:26

Përdoruesit e aplikacionit Messages, në iPhone janë prekur nga një virus. Të gjithë përdoruesit, të cilët më parë kanë marrë një mesazh në gjuhën arabe kanë parë që aplikacioni Messages ka shfaqur probleme, dhe në disa raste, telefoni është fikur dhe ndezur automatikisht.

Mesazhi mund të dërgohet nga pajisjet e tjera iPhone dhe Android. Duke qenë se ky tekst është tepër specifik, është pothuajse e pamundur që ai të dërgohet aksidentalisht.

Gjithashtu Apple konfirmoi zyrtarisht se ishin në dijeni të këtij gabimi dhe se po punonin për ta zgjidhur me anë të një përditësimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat