Lenovo prezanton tre laptopë të rinj

Teknologji

Lenovo prezanton tre laptopë të rinj

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:23

Lenovo prezantoi tre laptopët e saj më të ri, dy prej të cilëve janë pjesë e serisë Z me performancë të lartë dhe me kamera 3D dhe një tjetri, Ideapad-i i ri është i ngjashëm me Chromebook-ët.

Lenovo Z51 dhe Z41
Lenovo Z51 dhe Z41 kanë ekrane 15 inç dhe 14 inç me rezolucion 1080 pikselë. Blerësit mund të zgjedhin ndërmjet procesorëve të Intel-it me bërthama të gjeneratës së pestë ose të shtatë. Kompjuterët ofrojnë gjithashtu hapësirë deri në 1TB dhe mbi 16 GB DDR3 RAM.

Laptopi Lenovo Z51 me ekran 15 inç është 24.6 mm i hollë dhe peshon 2.3 kg, ndërsa Lenovo Z41 me ekran 14 inç është 24.4 mm i hollë dhe peshon 2.1 kg. Të dy përmbajnë altoparlantët Dolby DS 1.0 Home Theater.

Lenovo Ideapad 100
Ideapad 100 vjen në dy versione, njëri me ekran 14 inç dhe tjetri me ekran 15 inç me rezolucion 1,366 x 768 pikselë.

Laptopët fuqizohen nga procesori Intel Bay Trail M N3540 me mbi 8GB RAM. Ata mbështeten tek grafikët e Intel-it dhe mund të kenë një kartë HDD me kapacitet 500GB ose një kartë SSD me kapacitet 128GB.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat