Ja si mund të përmbyset “Twitter” nga një lajm i vetëm

Teknologji

Ja si mund të përmbyset “Twitter” nga një lajm i vetëm

Më: 28 maj 2015 Në ora: 07:08

Nuk mund të besoni, por një lajm i rrejshëm në profilin në rrjetin Twitter të agjencisë së lajmeve “The Asociatted Press” (AP), kushtoi hiq më pak se 139 miliardë dollarë! Pse?

Kjo vlerë ka të bëjë me faktin se tregu i aksioneve ra për shkak të algoritmeve jo dhe aq të përsosura, të cilat vlerësojnë informacionet në lidhje me tregun e kapitalit.

Kështu, “Cicërima” e publikuar nga AP – përkatësisht publikimi i një lajmi të rrejshëm se në Shtëpinë e Bardhë kanë shpërthyer dy bomba dhe se presidenti amerikan, Barack Obama është plagosur – del të jetë më e shtrenjta në histori.
Në fakt, pasi që vlera e aksioneve në bursën e New Yorkut ra për 143,5 pikë, 500 kompanitë më të mëdha në tregun e kapitalit, sipas “Standard & Poor”, humbën 139 miliardë dollarë vetëm disa momente pasi u postua ky lajm në llogarinë e AP-së në Twitter.

Sapo u zbulua se pas këtij postimi në Twitter qëndrojnë hakerët sirianë, aksionet e tregut iu kthyen normalitetit, por dëmi tashmë ishte bërë.

Studiuesit argumentojnë se një gjë e tillë sërish mund të përsëritet.

“Twitti” i rremë për Shtëpinë e Bardhë është postuar me datën e 23 prill të vitit 2013. Algoritmi i sofistikuar financiar që përdoret në tregun e kapitalit, vlerëson përmbajtjen e lajmeve: në këtë rast ka regjistruar lajmin, por nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit.

Kujtojmë se AP-së ka mbi dy milionë ndjekës në rrjetin social Twitter dhe kjo është e mjaftueshme që çdo lajm i kësaj agjencie të përhapet shumë shpejt në botë.

“Duhet të mendojmë se si rrjetet sociale ndikojnë në financa. Ndonëse nuk janë të gjitha ‘cicërimat njëjësoj’, në rrethana të caktuara përhapen si qumështi i derdhur në tavolinë”, thotë Tero Karppi, nga Universiteti Buffalo.

“Kur sistemet kompjuterike analizojnë atë që përhapet në Twitter dhe sjellin vendim para se njeriu të mund të reagojë, do të shohim tamam pasojat që rrjet sociale do t’i kenë në treg”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat