Mbi 4 miliardë njerëz në glob nuk kanë akses në internet

Teknologji

Mbi 4 miliardë njerëz në glob nuk kanë akses në internet

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:59

Numri i personave që kanë akses në internet është rritur me ritme të larta vitet e fundit, por nga kërkimet rezulton se 4.2 miliardë persona në botë nga 7.4 miliardë, nuk kanë akses në internet.

Deri në fund të këtij viti 35.3% e personave në shtetet në zhvillim do të përdorin internet ndërkohë që përqindja e këtyre personave në shtetet e zhvilluara arrin në 82.8%. Këto të dhëna janë bërë publike nga ITU (Unioni ndërkombëtar i Telekomunikacionit.)

Vendet e pazhvilluara janë ato më problematiket për sa i përket përdorimit të internetit. Në këto vende vetëm 9.5% e popullsisë ka akses në internet. Mark Zuckerberg është duke u përpjekur për të ndryshuar këto shifra me anë të projektit të “Facebook”, “Internet.org”.

Pajisjet mobile dhe interneti dhe ofrojnë kompanitë celulare, janë parë gjithashtu si një mënyrë për të rritur numrin e popullsisë online. Për më tepër përdorimi i tyre është më i përshtatshëm në zonat rurale dhe smartfonët janë duke u bërë gjithnjë e më të përballueshëm për xhepin e konsumatorëve.

Megjithatë mund të themi se ekzistojnë akoma barriera për sa i përket aksesit të internetit, sidomos në zonat rurale të vendeve të varfra. Arsyet mund të jenë të ndryshme, duke filluar që nga kostot e larta të ndërtimit të antenave, largësia mes vendeve e deri tek të ardhurat e ulta të konsumatorëve dhe taksat.

Në fund të 2015, 29% e popullsisë që jeton në zonat rurale nëpër botë do të jenë të mbuluara nga rrjeti 3G. Ndërkohë tri vendet me rrjet më të shpejtë të internetit janë Koreja e Veriut, Franca dhe Irlanda. Në fund të listës renditen Senegali, Pakistani dhe Zambia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat