Apple, Google, IBM... kompanitë që ndryshuan emër dhe logo

Teknologji

Apple, Google, IBM... kompanitë që ndryshuan emër dhe logo

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:56

Shumë kompani para se të bëheshin të njohura kanë pasur një emër ose logo tjetër. Ndryshimet kanë rezultuar të suksesshme, pasi sot ato “sundojnë” botën.

Logoja e Apple ka ndryshuar me kalimin e viteve, por bashkë me të edhe emri. Fillimisht quhej “Apple Computer” dhe operonte vetëm në fushën e kompjuterëve, ndërsa pas vitit 2007 u shndërrua në “Apple Inc”, një kompani që tani ofron produkte elektronike.

“Research in Motion” ishte kompania që prodhonte BlackBerry-n, por në vitin 2013 u vendos që kjo kompani të emërohej sipas emrit të produktit, në këtë rast “BlackBerry”.

Ndërvite ka pësuar ndryshime edhe “Sony”, por edhe “International Business Machines” e njohur ndryshe me shkurtesën IBM. Kjo e fundit fillimisht quhej “Computing Tabulating Recording Corporation” me shkurtesën CTRC.

Makineria e kërkimit “BackRub” ndryshoi emrin dy vite pas themelimit, duke e bërë “Google”. Ndërsa rrjeti i dyqaneve elektronike “BestBuy” dikur quhej “Sound of Music”.

Ndërkohë “Starbucks coffee” largoi nga logoja dhe emri i kompanisë fjalët “çaj” dhe “erërza”, ndërsa ka pësuar një evolucion edhe kompania e pijeve “Pepsi”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat