Telefonat më të mirë të gjashtë mujorit të parë të 2015-ës

Teknologji

Telefonat më të mirë të gjashtë mujorit të parë të 2015-ës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 07:48

Teknologjia është një ndër fushat e cila gjithmonë ka në fokus sjelljen e risive të reja. Gjatë pjesës së parë të këtij viti ne kemi parë një shumëllojshmëri smartfonësh nga kompani të ndryshme.

Në bazë të shumëllojshmërisë së modeleve të sjellë në treg gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, janë listuar 10 smartfonët më të mirë për 2015-ën.

LG G4
LG G4 është një telefon me ekran 5.5 inç Quantum HD IPS, i cili ofron një bateri të zëvendësueshme dhe mbështetje për kartat microSD. Telefoni është i pajisur me një kamër 16 Megapiksel e pasme me hapje f/1.8, 3GB RAM dhe bateri 3000 mAh. LG G4 ka një kamër frontale 8 Megapiksel dhe sjell teknologjinë Quick Charge 2.0 si dhe mbështetje për kartat microSD deri në 2TB.

Apple iPhone 6 & 6 Plus
iPhone 6 Plus është një telefon më i madh sesa iPhone 6 që do të thotë se ka një bateri edhe më të madhe, me një kamer fantastike dhe një sistem operativ të thjeshtë dhe mjaft popullor. Apple iPhone 6 dhe 6 Plus ka një kosto të lartë dhe ngelen smartfonët me çmimin më të lartë krahasuar me rivalët Android apo Windows Phone.

Samsung Galaxy S6/ S6 Edge
Që të dy smartfonët fuqizohen nga procesorët e Samsung, Exynos Octa me tetë bërthama dhe 3GB RAM. Smartfoni do të jetë i disponueshëm në variantet 32GB, 64GB, 128 GB. Ndër të tjera kamera e smartfoni ka një sensor prej 16 Megapiksel. Por le të kthehemi nga ekrani ku Samsung ka paketuar një të tillë me madhësi 5.1 inç dhe rezolucion quad HD 2560×1440 piksel.

Samsung Galaxy Note 4/ Note Edge
Galaxy Note 4 dhe Note 4 Edge janë dy modele që ofrojnë mbështetje për kartat microSD si dhe lapsat Stylus. Telefonat kanë një ekran Super AMOLED 5.7 inç me rezolucion të lartë prej 2560 x 1440 piksel, zotëron 3GB RAM si dhe 32 GB memorje të brendshme.

Google Nexus 6
Nexus 6 i ka ekran 5.92 inç me rezolucion 2560×1440 piksel, procesorin Snapdragon 805, 3GB RAM dhe për të përfunduar me një kamër 20 Megapiksel dhe bateri 3900 mAh. Smartfoni është i disponueshëm në dy variante, 32 dhe 64 GB si dhe është rezistent ndaj ujit.

BlackBerry Passport
Ky smartfon ka një ekran në formë katrore 4.5 inç me rezolucion 1440 x 1440 piksel. Karakterizohet nga një tastierë QWERTY që mund të shërbejë edhe si trackpad. Në bord gjendet një kamër 13 Megapiksel, 3GB RAM, 32 GB memorje të brendshme, ofron mbështetje për kartat microSD si dhe ka një bateri 3450 mAh.

HTC One M9
Specifikat e brendshme të këtij telefoni janë; Proçesor Qualcomm Snapdragon 810, 3GB RAM, 32 GB hapësirë të brendshme, mbështetje për kartat microSD dhe bateri prej 2800 mAh.

Sony Xperia Z3
Sony Xperia Z3 ka një ekran prej 5.2 inç, është i pajisur me një procesor Snapdragon 801 me katër bërthama, 3 GB RAM, 32 GB hapësirë të dhënash, mbështetje për kartat microSD, bateri 3100 mAh dhe kamër të pasme prej 20.7 Megapiksel.

Nokia Lumia 830
Nokia Lumia 830 vjen me Windows Phone 8.1 dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 400. Në bord gjenden 1 GB RAM, 16 GB memorje të brendshme, mbështetje për microSD, kamër e pasme 10 Megapiksel, bateri e zëvendësueshme 2200 mAh dhe ekran 5 inç 720p. Për të mos harruar të përmendim se Windows 10 funksionon mjaft mirë në këtë smartfon.

Motorola Moto X
Moto X ka një ekran 5.2 inç 1080p, proçesor të fuqishëm Snapdragon 801 dhe 2GB RAM. Bateria prej 2300 mAh nuk përshtatet me nevojat e një përdoruesi të zakonshëm, por që ka të implementuar teknologjinë e ngarkimit të shpejtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat