Brezi që është harruar nga teknologjia

Teknologji

Brezi që është harruar nga teknologjia

Më: 26 maj 2015 Në ora: 00:05

Në ditët e sotme ka shumë pak gjëra teknologjike të projektuara për brezin e vjetër. Nga aparati i dëgjimit, i cili përdor të dhëna GPS për të punuar, me një pjesë të rregullimit të volumit, tek roboti Toyota, që mund të shoqërojë të moshuarit, dhe një sensor wirless, që i lajmëron të afërmit nëse ndonjë person është duke u sjellë rreth shtëpisë.

Por a duan më të vjetrit të "përqafojnë" edhe pjesën më bazike të teknologjisë për brezat më të rinj?

Ian Hosking, një ekspert i dizenjimit për të moshuarit, në qendrën e hartimit inxhinierik në Universitetin e Kembrixhit, beson se duhet të vendosim rregullat bazike si fillim.

“Ka disa njerëz me inteligjencë teknologjike, por është një numër i madh njerëzish që ndihen të përjashtuar nga teknologjia. Ata e konsiderojnë të padepërtueshme. Unë do të përfshija edhe nënën time në këtë kategori”, thotë Hosking për BBC-në.

Nëna e tij është 80 vjeçe dhe është përpjekur të përfshihet në teknologji, që nga Kindle, dhe blerja online. Tani, ajo dëshiron të blejë një tablet, por është e mërzitur, sepse e ka të vështirë ta përdorë atë.

Por ajo nuk është e vetme. Sipas një studimi të US Pew Internet. 77% e të moshuarve duan një person që t’i ndihmojë të mësojnë për pajisjet e reja.

Të planifikuara veçanërisht për të moshuarit, "Breezie" ofron një ndërlidhje të thjeshtë për tabletët Samsung Galaxy. Ai mund të përshtatet edhe me aplikacionet që dëshiron konsumatori, në vend të disa të tjerëve që ata nuk do të mund t’i përdorin kurrë. Përshembull, sipas "Breezie", ai mund të përdorë Skype, thjesht duke klikuar mbi foton e mikut të tij në bllokun e adresave. Themeluesi i kompanisë, Jeh Kazimi, thotë për BBC-në se "Breezie" është një inspirim nga vetë nëna e tij.

“E shihja tek përpiqej të navigonte në internet dhe e pashë që ishte e komplikuar për të. Nuk mund të gjeja diçka në treg, që mund ta bënte internetin të punonte për të, kështu që krijova një të tillë vetë. Objektivi ynë ishte të krijonim një program që e bën mjedisin online më të aksesueshëm për njerëzit me pak apo aspak njohuri teknologjike, dhe ta bëjë këtë pa i kufizuar ata”, thotë Kazimi.

Përdoruesit mund të lidhen me miqtë, të rregullojnë llogaritë e tyre apo të shtojnë kontaktet, falë mbështetjes së shërbimit "Breezie". Vitin e kaluar pati një bashkëpunim me Age UK, për të lancuar një tablet, me platformën "Breezie" të parainstaluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat