Disa nga filmat më të pëlqyer shndërrohen në lojëra 8-bit

Teknologji

Disa nga filmat më të pëlqyer shndërrohen në lojëra 8-bit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 20:42

Një ekip që ka filluar të ribëjë disa nga filmat më të pëlqyer në video-lojëra 8-bit kanë tërhequr miliona shikime në Youtube. Versioni 4-minutësh i filmit të animuar japonez të vitit 2001 “Spirited Away” tashmë ka rreth 1 milion shikime dhe është ngarkuar muajin e kaluar.

“Titanic”, “The Avengers” dhe “Frozen” janë disa nga filmat tjerë që janë shndërruar në lojëra 8-bit, të cilat kanë patur mundësi t’i luajnë vetëm brezat më të vjetër.

David Dutton nga Kalifornia është mbrapa këtyre lojërave, që ka punuar për llogari të koleksionuesit të filmave “Cinefix”. Ai është duke përdorur programet Adobe Photoshop dhe After Fx për të krijuar filmat.

Ndërsa vëllai i tij, Henry merret me pjesën e muzikës të cilën e rregullon përmes disa programeve të veçanta si Adobe Premiere. Opinoni ka reaguar shumë pozitivisht për këtë ide të vëllezërve Dutton, duke u shprehur nostalgjik për video-lojërat e dikurshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat