Apple Tv do të përfshijë edhe transmetuesit lokalë

Teknologji

Apple Tv do të përfshijë edhe transmetuesit lokalë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:50

Jo vetëm transmetuesit e mëdhenj, por në paketën e saj televizive Apple dëshiron të përfshijë dhe transmetues lokalë.

Sipas një burimi për faqen e specializuar Re/Code, lajmi vjen pak ditë para Konferencës së Zhvilluesve, ku kompania Apple do ta paraqesë këtë risi.

Ideja e kompanisë së drejtuar nga Tim Cook është që të ndërtojë një alternativë kundrejt rivalëve në treg, që do t’u jepte mundësi përdoruesve të largoheshin nga çdo televizion tjetër me abonim, në favor të shërbimit të tij të ‘streaming’.

Projekti, mjaft ambicioz, parashikon marrëveshje për të drejtat e transmetimit dhe pagesës për riprodhimin. Këto janë marrëveshje jo të lehta, që sipas Re/Code, mund të shtyjë fillimin e platformës Apple Tv, e parashikuar për në qershor, në Konferencën e Zhvilluesve që hapet më 8 qershor, në San Francisco.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat