Pamjet e tabletit HTC H7 rrjedhin online

Teknologji

Pamjet e tabletit HTC H7 rrjedhin online

Më: 25 maj 2015 Në ora: 14:40

Jo shumë kohë më parë, kemi pasur rastin të dëgjojmë se HTC po punon në një tablet më çmim të lirë, i cili pritet të lansohet në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ndërsa tani HTC H7 thuhet se është parë në faqen Zauba. Sipas uebfaqës nga India, janë listuar edhe disa nga specifikat të cilat pritet që kjo paisje t’i sjell në treg.

Sipas listimit nga Zauba, HTC H7 do të ketë një ekran prej 7 inç, procesor katër-bërthamor prej 1.2 GHz, RAM memorie prej 1GB dhe hapësirë të brendshme prej 16 GB.

Tableti thuhet se do të ketë edhe mundësi për instalim të dy kartelave SIM. Do të jetë interesante të shihet se çfarë do të ofroj ky tablet si tipare shtesë, kur të lansohet zyrtarisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat