Sony Xperia M4 Aqua debuton në Evropë gjatë javës

Teknologji

Sony Xperia M4 Aqua debuton në Evropë gjatë javës

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:37

Sony Xperia M4 Aqua është prezantuar gjatë muajit mars, ndërsa gjatë kësaj jave versioni i pa-bllokuar nga operatorët mobil do të debutojë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sa për përkujtim, Xperia M4 Aqua vjen me një ekran HD në diagonalen prej 5 inç, rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve dhe pajisje sjell edhe procesorin octa core në 64-bit Snapdragon 615 dhe 2GB RAM.

Specifikat tjera në Sony Xperia M4 Aqua përfshijnë variantin me 8GB ose 16GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet edhe me 32GB të mëtejshme përmes portit dhe kartelës microSD.

Telefoni gjithashtu vjen me dy kamera; në anën e përparme ofron kamerën me 5MP, ndërsa në pjesën e pasme është kamera kryesore me 13MP, si dhe sistemi operativ Android 5.0 Lollipop.

çmimi i telefonit është thënë se do të arrijë në 227.99 funta, përfshirë taksat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat