4 NINJA presin lëvizjen tuaj!

Teknologji

4 NINJA presin lëvizjen tuaj!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 09:12

Katër NINJA duan të nisen në mision – por, për të arritur shkathtësitë e nevojshme luftarake, fillimisht duhet të stërviten. Stërvitja e tyre ndërkaq, është aventura që vlerësohet me pikë… Ky edhe është përshkrimi i lojës së re, “4 NINJA”, të krijuar nga kompania për krijimin e lojërave “Trigonom” nga Prishina.
Loja 4 NINJA, që nga sot (25 maj), është në dispozicion pa pagesë për të gjithë adhuruesit e lojërave - si në Android ashtu dhe në iOS.

Kjo lojë - ku katër karaktere të ninxhave, të veshur me kostume ngjyrash të ndryshme, duhet të futen brenda tubave lëvizës me ngjyrë përkatëse – është e llojit arkadë, që do të thotë se, lojtarët mund të garojnë për pikët maksimale deri në pakufi dhe të tregojnë se cili është më i zoti në përgatitjen e NINJA-ve.
Shkarkoje tani direkt nga linku më poshtë:

• iPhone: https://itunes.apple.com/app/id995624461
• Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.trigonom.fourninja

Dhe, derisa ninxhat të marrin përgatitjen e duhur dhe të bëhen gati për aksion – kompania “Trigonom”, që deri më tash ka hedhur në treg dhe një mori produktesh tjera të suksesshme të kësaj fushe, siç janë: loja “Haluci”, pastaj, aplikacioni “Alfabeti” dhe “Numrat” në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të tjera botërore - premton vazhdimin e misionit të NINJA-ve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat