Pac – Man feston ditëlindjen me lojë të re (Video)

Teknologji

Pac – Man feston ditëlindjen me lojë të re (Video)

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:15

Video-loja e famshme, Pac – Man feston 35-vjetorin që prej se u krijua si lojë dhe për këtë festë, studio Bandai Namco ka vendosur të krijojë një version të ri.
Pac – Man 256 është versioni i ri që funksionon për të gjitha platformat mobile.

“Sivjet po festojmë 35-vjetorin e Pac – Manit dhe nuk mund të humbnim një mundësi të tillë: Kemi vendosur të krijojmë një lojë të re”, ka thënë Tatsuya Kubota nga kompania Bandai Namco.

“Rezultati është përzierje e lojës e bazuar në elementet që bënë historinë. Bashkohuni në festën e përvjetorit të Pac - Manit”, ka thënë ai.

Pac – Man 256 është planifikuar të lansohet gjatë verës me versione të veçanta për telefona të mençur dhe për tabletë.

Pac – Man është një prej video-lojërave më të suksesshme. Ajo u krijua më 22 maj 1980.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat