Arushi prej pelushi, që mund të flasë dhe kthejë përgjigje

Teknologji

Arushi prej pelushi, që mund të flasë dhe kthejë përgjigje

Më: 24 maj 2015 Në ora: 18:06

E mbani mend arushin prej pelushi nga filmi “Artificial Intelligence”? Nëse po, atëherë Google ka në plan që ta krijojë një të tillë prej vërteti. Kompania ka paraqitur kërkesën për të krijuar një lodër të tillë, që mund të të rrënqethë, sidomos nëse filmi “Chuckie” ju shkakton ende makthe.

Imagjinoni një arush prej pelushi në shtëpinë tuaj me kamera dhe sensorë. Ju e shikoni atë dhe ju kthen shikimin, ju lëvizni kokën dhe ai lëviz kokën për të mos ju ndarë nga sytë. Një arush që ju njeh zërin dhe mund t’i jepni urdhëra të tipit: më ndrysho kanalin televizorit, ose diçka të ngjashme.

Shqetësimet e para në lidhje me këtë lodër, që mund të funksionojë falë internetit, erdhën për shkak të privatësisë. Pavarësisht se mund të shfrytëzohet për të pasur nën kontroll fëmijët, ka shumë të tjerë që mund ta keqpërdorin atë.

Reagimet nga opinoni kanë qenë të ndryshme. Disa e kanë quajtur një ide interesante, ndërsa të tjerë e kanë kundërshtuar. Sipas këtyre të fundit, fëmijët janë mjaft të varur nga teknologjia dhe një arush prej pelushi me sensorë do të bënte që të largoheshin edhe më tepër nga miqtë e tyre në jetën reale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat