ChargeDoubler, një karikues që do t’iu thjeshtojë jetën

Teknologji

ChargeDoubler, një karikues që do t’iu thjeshtojë jetën

Më: 23 maj 2015 Në ora: 22:36

Nëse doni të furnizoni shpejt me energji telefonin tuaj, ja ku është zgjidhja. Një grup inxhinierësh gjermanë kanë dizajnuar një pajisje e quajtur ‘ChargeDoubler’ që furnizon në kohë rekord telefonin me energji.

USB-ja 7 cm e gjatë ofron gjithashtu mbrojtjen e të dhënave, që do të thotë se ndalon që viruset të prekin telefonin në rastet kur e lidhni atë me një kompjuter tjetër që nuk është i juaji.

Ndryshe nga kabllot e zakonshme të USB-ës, ChargeDoubler përdor energjinë e plotë të një baterie me kapacitet 1.000 mAh nga kompjuteri për të rritur shpejtësinë e furnizimit me energji me 200%.

“Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për asgjë- thjesht vendoseni në prizë dhe furnizojeni me energji me dyfishin e shpejtësisë,” shkroi kompania tek faqja e saj në Kickstarter. Pajisja ofrohet në ngjyrë blu, portokalli, të gjelbër, rozë dhe gri, dhe përdoruesit mund ta vendosin atë tek mbajtësja e çelësave për ta marrë gjithmonë me vete. Ky super karikues kushton vetëm 12 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat