Si të njihni atë që ju shkruan në Facebook Messenger

Teknologji

Si të njihni atë që ju shkruan në Facebook Messenger

Më: 22 maj 2015 Në ora: 18:45

Të marrësh mesazhe nga dikush që nuk e njeh mund të jetë përvojë jo e mirë. Por, si ju kanë gjetur? Dhe pse ju kanë kërkuar?

Facebook Messenger është duke futur detaje të reja. Tashmë do t'ju vijë pak informacion për personin që ju ka bërë mesazh për herë të parë, edhe nëse personi është apo jo mik i juaj në Facebook. Skuadra e Messenger është duke punuar me telefonat iOS dhe Android në SHBA, Britani, Francë dhe Indi.

“Ajo është menduar më shumë si një mënyrë për t'u dhënë pak më shumë njohuri për personin që po ju shkruan për herë të parë në Facebook”, thotë për Mashable një zëdhënës i Facebook.

Kur dikush ju shkruan për herë të parë, Messenger merr pak informacion nga profili i tij në Facebook, si për shembull punën që bën, në çfarë qyteti jeton dhe a keni miq të përbashkët. Më pas, shfaqet mesazhi i parë që ju ka shkruar, bashkë me emrin e profilit dhe foton.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat