2014: Më shumë se 5.7 milionë laptop Chromebook të shitur

Teknologji

2014: Më shumë se 5.7 milionë laptop Chromebook të shitur

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:08

Numri i laptopëve Chromebook të shitur për vitin 2014 ka arritur në 5.7 milionë njësi, thuhet sipas raportit të ri të firmës së hulumtimeve Gartner.

Mbi 72 për qind e tyre janë shitur tek konsumatorët që janë në sektorin e edukimit. Ndërsa, rreth 84 për qind e laptopëve Chromebook janë shitur në SHBA gjatë vitit 2014.

Acer ka shitur më së shumti Chromebook, përkatësisht 2 milionë njësi në 2014.

Sipas Gartner, kjo linjë e laptopëve është e rëndësishme për sektorin e edukimit, por ende nuk ka arritur që të krijojë gjurmë në sektorin e përdoruesve privat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat