Shefi ekzekutiv i Samsung mohon një debutim të mundshëm të Galaxy Note 5 në muajin Korrik

Teknologji

Shefi ekzekutiv i Samsung mohon një debutim të mundshëm të Galaxy Note 5 në muajin Korrik

Më: 22 maj 2015 Në ora: 08:29

Shefi ekzekutiv i gjigandit Korean të smartfonëve, Samsung, ka hedhur poshtë çdo spekulim për një debutim të mundshëm të Galaxy Note 5 në muajin Gusht. Këto spekulime bazoheshin tek shitjet e ulëta të Galaxy S6 që mund të kenë detyruar kompaninë të nxjerrë në shitje Galaxy Note 5 për të balancuar të ardhurat.

Por nga ana tjetër thuhej se Samsung po përpiqej të ti jep një goditje Apple në dizajnin industrial të produkteve me Galaxy Note 5. Por CEO i kompanisë Koreane tha se Galaxy S6 po performon shumë mirë dhe shitjet e këtij produkt kanë kaluar aktualisht shifrën e 10 milion njësive. Gjithashtu ai tha se asnjë prototip i Galaxy Note 5 nuk i është dërguar asnjë kompanie.

Siduket Samsung është mjaft komod aktualisht me performancën e Galaxy S6 dhe S6 Edge. Një gjë është e sigurtë, Samsung po përgatitet për lançimin e iPhone 6S ashtu siç ishte në gatishmëri vitin e shkuart me modelin Galaxy Alpha që pasoi menjëherë pas debutimin të smartfonit të Apple. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat