Oppo zbuloi dy modele të reja smartfonësh, R7 dhe R7 Plus

Teknologji

Oppo zbuloi dy modele të reja smartfonësh, R7 dhe R7 Plus

Më: 22 maj 2015 Në ora: 08:25

Prodhuesi kinez i smartfonëve Oppo ka nxjerr në shitje dy produkte të reja të premium R7 dhe R7 Plus me ekrane 5 dhe 6 inç respektivisht. Kompania po ndjek gjurmët e strategjisë së vitit të kaluar me modelin R5 duke sjell dy pasardhës goxha të fuqishëm të kësaj linje, të cilët duan të sjellin diçka ndryshe nga telefonët Android.
Oppo R5 kishte një ekran 5 inç, trashësi 4.5 mm dhe ishte smartfoni më i hollë në treg. Për 399 dollar smartfoni ofronte një proçesor katër bërthamësh Snapdragon 615 me frekuencë 1.5 Ghz, 2 GB RAM, 16 GB hapësirë të dhënash dhe 13 Megapiksel kamër të pasme.
Por modelet e reja, Oppo R7 dhe R7 Plus kanë trashëri 6.3 mm dhe 7.75 mm respektivisht. R7 krahasuar me R5 ka memorje RAM të shtuar në 3 GB dhe një kamër më të fuqishme frontale prej 8 Megapiksel. Të tjerat janë të ngjashme me R5 si ekrani Super AMOLED 1080p dhe proçesor Snapdragon 615.
Phableti R7 Plus me ekran 6 inç është paksa më interesant duke qenë se ka një ekran më të madh dhe bateri gjigande prej 4100 mAh. Oppo gjithashtu ka integruar edhe një teknologji të ngarkimit të shpejtë në këtë smartfon.
R7 Plus fuqizohet nga një proçesor tetë bërthamësh Snapdragon me frekuencë 1.5 Ghz, zotëron 3GB RAM, 32 GB hapërisë të brendshme të dhënash dhe ka po të njëjtin konfigurim kamerash si R7. Një risi e smartfonit R7 Plus është sistemi operativ Android 5.1 quajtur ndryshe edhe ColorOS, ndërsa R7 ka Android KitKat 4.4.
Oppo do e shesë këtë smartfon në Europë dhe SHBA, krahas tregut Kinez por akoma nuk ka një çmim specifik. Në Kinë, R7 do të kushtojë 380 dollar ndërsa R7 Plus 480 dollar. Që të dy modelet do të jenë të disponueshme në ngjyrë të artë dhe argjendtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat