HTC dobët me shitjet e One M9

Teknologji

HTC dobët me shitjet e One M9

Më: 21 maj 2015 Në ora: 16:14

HTC ka pasur rezultate të mira me HTC One M8, por tani sipas një raporti të fundit thuhet se shitjet e pasardhësit të këtij modeli, HTC One M9 janë më të ulëta se sa pritej.

Lajmi vjen nga zinxhiri i furnizimit të HTC, dhe sipas këtij burimi thuhet se HTC mund të ulë porosinë e saj për komponentët e telefonit të saj të ri - HTC One M9 me rreth 30%.

HTC ende ka për ti prezantuar shifrat e shitjes për modelin e saj të ri të telefonit M9, dhe një nga arsyet e mundshme për shitjet më të ulëta të telefonit mund të jetë zgjidhja e ekranit, sepse One M9 ofron ekranin në cilësinë Full HD me një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa shumë nga konkurrentët e saj kanë shfaqur ekrane në cilësinë Quad HD.

HTC kohët e fundit ka lansuar edhe një version tjetër të telefonit të saj me ekran Quad HD për tregun kinez, përkatësisht modelin HTC One M9 + dhe kjo mund të ketë ndikuar edhe në shitjet e HTC One M9.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat