Samsung vs Apple, reduktohet vlera e dëmit

Teknologji

Samsung vs Apple, reduktohet vlera e dëmit

Më: 20 maj 2015 Në ora: 23:36

Vendimi që detyron kompaninë Samsung t’i paguajë plot 930 milionë dollarë kompanisë Apple për shkelje të patentave, do të reduktohet.

Sipas agjencisë Bloomberg, në vendimin e Gjykatës së Apelit të qarkut Federal, thuhet se Samsung ka shkelur disa patenta mbi dizjanin e Apple, por asgjë tjetër.

Llogaritja e dëmeve për t'u paguar, sipas gjykatësve, është ulur. Çështja për të cilën është shprehur Gjykata e Apelit është ajo e përballjes ligjore të vitit 2012, për produkte që nuk janë më në treg.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat