Nuk do të ketë Samsung Galaxy Note 5 në qershor!

Teknologji

Nuk do të ketë Samsung Galaxy Note 5 në qershor!

Më: 20 maj 2015 Në ora: 20:16

Më herët gjatë javës ishte thënë se modeli i ri i fabletit të Samsung, Galaxy Note 5 do të mund të vijë në qershor, ndërsa tani drejtori i Samsung JK Shin i ka mohuar këto zëra.

JK Shin nuk ka dhënë detaje për kohën e mundshme të lansimit të Galaxy Note 5, duke përkujtuar që Samsung Galaxy Note 4 ishte prezantuar në shtator të vitit të kaluar, dhe duke e lënë të nënkuptohet se modeli i ri i fabletit do të mund të vijë në IFA.

Deri më tani është folur shumë për karakteristikat e mundshme të Samsung Galaxy Note 5 dhe në mes tjerash është thënë se fableti i ri do të vijë me ekranin Ultra HD 4K në masat prej 5,4 ose 5,5 inç.

Telefoni është thënë se do të vijë edhe me procesorin Samsung Exynos 7422, i cili do të shfaq një procesor, GPU, RAM dhe LTE modem në një çip të vetëm.

Note 5 duhet të sjell së paku 3GB RAM, edhe pse nuk do të ishte aspak befasi që kompania të ofrojë edhe 4GB RAM. Përveç Note 5, pritet edhe ardhja e versionit Samsung Galaxy Note 5 Edge, i cili mund të quhet Note Edge 2 apo ngjashëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat