Office 365 është zëvendësuesi i Outlook.com

Teknologji

Office 365 është zëvendësuesi i Outlook.com

Më: 6 maj 2015 Në ora: 21:23

Microsoft po planifikon të zëvendësojë teknologjinë dhe ndërfaqen e përdoruesit të Outlook.com me platformën Office 365. Office 365 është një platformë që sjell veçori të tjera shumë të mira, duke përfshirë këtu edhe aplikacionin Outlook Web Açess.

Ky shtë një vendim që Microsoft e ka marrë për të parë se platformat Microsoft Outlook, Exchange dhe Office 365 do të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.

Menaxheri i përgjithshëm i Microsoft-it për aplikacionet Office, Rob Lefferts, deklaroi se do të bëhen disa ndryshime tek ndërfaqja si pjesë e këtij shkëmbimi të platformave. "Ka shumë mundësi që të bëhen disa përmirësime vizuale," ka thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat