Shkencëtarët e rinj nga Kosova nisen për në Texas, SHBA

Teknologji

Shkencëtarët e rinj nga Kosova nisen për në Texas, SHBA

Më: 6 maj 2015 Në ora: 13:49

Nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën shkencore I-SWEEEP 2015 në SHBA u nisën. Të shoqëruar nga mësuesi i Biologjise Z. Emrulla Spahiu, katër nxënësit do të prezantojnë shpikjet e tyre në fushën e shkencës. Ata kanë punuar rreth pesë muaj në laboratorin e shkollës dhe laboratorin e katedrës Kimi-Fizikë të universitetit të Prishtinës.
Projektet janë "Pastrimi i ujërave të ndotura nga metalet e rënda dhe bakteriet me anë të membranave" dhe "Prodhimi i një plehu natyral nga përzierja e kërcellit të lulediellit të djegur me bohçat e pishës".
Më herët nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi janë pritur dhe nga Presidentja e Republikës së Kosoves Znj. Atifete Jahjaga dhe ministri i Arsimit Z. Arsim Bajrami duke marrë urimet për medalje.
Drejtori i shkollës Z. Gazmend Aga i uroi suksese dhe shprehu krenarinë e tij për këto projekte duke vlerësuar nxënësit dhe stafin e shkollës për punën serioze të bërë.
Të gjithë të emocionuar u përcollën nga Drejtoria e shkollës dhe prindërit e tyre me urimet më të përzemërta që ta valëvisin flamurin e Kosovës sonë të shtrenjtë e të kthehen me medalje.
Nxënësit janë Mirsad Zejnullahu nga Podujeva, Enes Thaçi nga Prizreni, Blerim Jashari nga Gjilani dhe Besfort Hashani nga Ferizaj.
Suksese djema!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat