Raportohet se Microsoft do të transferojë përdoruesit e Outlook.com në Office 365 nga fundi i 2015-tës

Teknologji

Raportohet se Microsoft do të transferojë përdoruesit e Outlook.com në Office 365 nga fundi i 2015-tës

Më: 6 maj 2015 Në ora: 09:25

Microsoft mund të ketë në plane që të zëvendësojë uebfaqen e saj të Outlook.com duke i kaluar të gjthë përdoruesit në Office 365. Nëse ky raport del të jetë i vërtetë atëherë ky proçes do të vihet në jetë nga fundi i këtij viti.

Sipas The Verge, përdoruesit Outlook.com do të transferohen në shërbimin Office 365 Outlook Web Access ku do të përfitojnë të gjitha funksionalitetet që ofron ky ueb aplikacion.

Arsyeja e këtij migrimi është për të siguruar një koordinim më të mirë mes platformave Microsoft Outlook, Exchange dhe Office 365.

Ky raport vjen vetëm pak ditë pasi Microsoft tha se do u garantonte zhvilluesve më shumë akses me qëllim ndërtimin e aplikacioneve për Outlook.com, Outlook në desktop dhe Office 365. Nëse e mbani mend, Microsoft lançoi Outlook.com në Korrik të 2012 si zëvendësues të shërbimit Hotmail. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat